Nga Raporti i fundit i FMN për financat e Kosovë
Sipas raportit të muajit Shkurt 2021 të FMN, Kosova është goditur rëndë nga pandemia e COVID-19. Pavarësisht mbështetjes së politikës, aktiviteti ekonomik vlerësohet të ketë rënë 6 për qind në vitin 2020 për shkak të efektit të kombinuar të masa të rrepta të kufizimit, si dhe nga kufizimet ndërkombëtare të udhëtimit.
Deficiti fiskal ka arritur në 7.7 përqind të PBB-së, duke pasur parasysh rënien e madhe të të ardhurave nga taksat, zbatimi i masave zbutëse dhe rikuperuese me peshë sa 4.2 përqind të PBB-së.
Bankat e kanë përballuar mirë kohën e recesionit deri më sot, dhe nivelet e larta të likuiditetit dhe kapitali i bollshëm para-COVID19 parashikojnë një situatë të mirë për stabilitetin e sistemit.
Aktiviteti ekonomik parashikohet të rikthehet me 4.5 përqind në 2021 mbështetur nga stimuli fiskal i vazhdueshëm dhe relaksimi gradual i parashikuar i masave të kontrollit. Parashikimi gjithsesi i nënshtrohet pasigurisë së madhe, dhe varet nga evolucioni i pandemisë, shpejtësia e vaksinimit dhe zhvillimet politike. Plagët e pandemisë pritet të largohen për një kohë të gjatë. Ndërsa PBB nominale parashikohet të kthehet në nivelet e para krizës deri në 2022, ajo do të mbetet nën trendin e para krizës për një periudhë të zgjatur. Një zbatim më i fortë i reformat strukturore mund të zbusi këto efekte afatgjata.
Politika fiskale duhet të vazhdojë të zbutë humbjet e të ardhurave për individët dhe bizneset, por mbetet thelbësore forcimi i modelimit, shënjestrimit dhe transparencës së masave që do të merren. Ndërsa pezullimi i rregullit fiskal gjatë viteve 2020–21 është i garantuar, kjo duhet të kombinohet me një angazhim që duhet komunikuar qartësisht lidhur me rivendosjen graduale në momentin kur të ketë dhënë efekte rimëkëmbja ekonomike. Politika financiare duhet të vazhdojë zbutjen e shokut ndaj të ardhurave pa rrezikuar stabilitetin e sektorit bankar.